No menu items!
Ballina SPORTE TJERA OLIMPIADA E TOKIOS NË DYSHIM EDHE PËR VITIN TJETËR!

OLIMPIADA E TOKIOS NË DYSHIM EDHE PËR VITIN TJETËR!

Pandemia e Koronavirusit vë në diskutim të ardhmen e sportit. Në këtë situatë dramatike nuk mund të flitet me siguri as për eventet e vitit të ardhshëm, kur është parashikuar të organizohen Lojërat Olimpike.

Fjalët e presidentit të komitetit organizativ të lojërave të Tokios, Yoshiro Mori, shtojnë pasigurinë te sportistët. “Nëse pandemia nuk do të jetë vënë nën kontroll në vitin 2021, Olimpiada do të anulohet.” Deklaratë kjo e thënë për gazetën japoneze, Nikkan Sports.

Eventi gjigant, që do të zhvillohej këtë verë, u shty për vitin tjetër. Sigurisht që duhet të kajojë shumë kohë për të marrë një vendim për anulimin e mundshëm të Olimpiadës, por edhe fjalët e një zyrtari të lartë të shëndetësisë së Japonisë (Presidenti i Shoqatës së Mjekëve, Yoshitake Yokokura), janë domethënëse:“Për aq kohë sa nuk do të jetë zhvilluar një vaksinë efikase, mendoj se do të jetë e vështirë që të zhvillohet Olimpiada e vitit 2021. Nuk po them që nuk duhet të zhvillohet, por pandemia nuk është e kufizuar vetëm në Japoni, është një problem mbarëbotëror.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Recent Comments