Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se largimi i masave izoluese për parandalimin e pandemisë me virusin korona është paraparë të ndodhë nëpër faza prej rreth tre muajsh.
Në një intervistë për Klan Kosova, Vitia ka bërë të ditur se fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore do t’i përkasë fazës së tretë, e cila parashihet të ndodhë kah mesi i qershorit, në rast se situata me pandeminë vjen duke u përmirësuar.
Kësisoj, tashmë po thuajse është e sigurt se ekipet e futbollit në Kosovë nuk do të mund të kthehen në fushën e gjelbër para mesit të qershorit, gjë e cila e vështirëson në masë të madhe mundësinë e përfundimit të rregullt të garave.
Ministri Vitia ka bërë të ditur se duke filluar nga 4 maji parashikohet zbutja e masave, por që në fazën e parë dy javore do të bëhet rritja e lëvizjes në 180 minuta.