No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR 4.3 MILIONËT NGA UEFA, FSHF DO T`I NDIHMOJË KLUBET NË PROJEKTE...

4.3 MILIONËT NGA UEFA, FSHF DO T`I NDIHMOJË KLUBET NË PROJEKTE TË INFRASTRUKTURËS

UEFA bëri publik akordimin e një fondi prej 236.5 milionë eurosh për të ndihmuar 55 federatat e saj për të përballuar sfidat financiare që paraqet “COVID-19”. Çdo Federatë do të përfitojë nga plot 4.3 milionë euro.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare, FSHF-ja lë të kuptohet se paratë e përfituara nga ky fond, nuk do të shpërndahet kesh për klubet, por organi më i lartë i futbollit në vend, do t’i ndihmojë klubet me projekte infrastrukturore.

Mësohet se një pjesë e këtij fondi do t’i shkojë stadiumit të Kukësit dhe ndërtimit të ndonjë fushe për klubet e Superiores si dhe atyre të Kategorisë së Parë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Ditën e sotme qeveria e futbollit europian, UEFA, me mbështetjen e byrosë së Komitetit HatTrick, drejtuar nga Kryetari Karl-Erik Nilsson dhe Nën Kryetari Armand Duka, ka prezantuar pranë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s propozimet për të lehtësuar kushtet për përfitimin e fondeve të paracaktuara më parë nga Programi HatTrick, në mënyrë që Federatat anëtare të kenë mundësi financiare për të përballuar vështirësitë e krijuara nga Covid-19.

Buxheti i Komitetit HatTrick, i cili nuk ka pësuar ndryshime apo rritje pas shpalljes së Pandemisë, është miratuar më parë dhe ky vendim i fundit i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i jep fleksibilitet federatave në përdorimin e këtyre fondeve për ti orientuar sipas prioriteteve të veta në një moment të paprecedent për futbollin në të gjithë botën.

Fondet e Komitetit HatTrick i shpërndahen federatave anëtare të UEFA-s për të mbuluar kostot operative dhe për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit vendas nëpërmjet projekteve infrastrukturore.

Duke folur në lidhje me këtë vendim të marrë, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u shpreh: “Futbolli po përballet me një ndryshim të paprecedentë i cili ka ardhur nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19. UEFA dëshiron t’i ndihmojë anëtarët e saj që të përgjigjen në mënyra të cilat janë të përshtatshme në rrethanat e tyre specifike.

Si rezultat, ne kemi rënë dakord që deri në 4.3 milionë euro për secilën federatë, për pjesën e mbetur të këtij edicioni, si edhe për sezonin e ardhshëm. Fonde të cilat mund të përdoren nga anëtarët tanë si ta shohin të përshtatshme në rimëkëmbjen e situatës aktuale të futbollit.

Unë besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar aq sa ne kemi mundësi. Unë jam krenar për bashkimin që futbolli po tregon përgjatë kësaj krize. Pa dyshim, futbolli do të jetë në zemër të jetës kur të rikthehemi në normalitet. Kur koha të vijë, futbolli duhet të jetë gati”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments