No menu items!
Ballina SUPERLIGA SALIHU: FFK ËSHTË PRO 5 ZËVENDËSIMEVE

SALIHU: FFK ËSHTË PRO 5 ZËVENDËSIMEVE

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka thënë se FFK është për aplikimin e rregullit të pesë zëvendësimeve në ndeshje, në rast se kjo lejohet nga autoritetet më të larta të futbollit.

FIFA ka propozuar te IFAB-i lejimin e pesë zëvendësimeve në ndeshje deri në fund të vitit 2021. Këtë vendim FIFA e ka marrë pasi lojtarët do të kenë ngarkesa të shumta, me ndeshje të shumta rresht, pas rikthimit të futbollit nga pauza e detyrueshme shkaku i koronavirusit.

“Edhe ne jemi për ruajtjen e shëndetit të futbollistëve dhe nëse nuk kemi ndalesa nga UEFA, atëherë mund ta praktikojmë që në ndeshje të bëhen pesë zëvendësime. Është situatë e jashtëzakonshme dhe mund të ketë tolerancë e improvizime”, ka thënë Salihu për Kohën.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ferizaj në krizë të thellë, paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga garat

Ferizaj është në gjendje shumë të vështirë financiare. Klubi i madh kosovar aktualisht ndodhet në Ligën e Parë, por është në një...

Agim Sopi i kundërpërgjigjet Abedin Zekës, sqaron situatën e Traores

Agim Sopi, trajneri shqiptar i klubit suedez, Osterlen FF, po akuzohet nga presidenti i Trepça 89, Abedin Zeka, se orkestori transferimin e...

Dy talente të futbollit llapjan në prova te Galatasaray

Kosova tash e sa kohë është dëshmuar si çerdhe e talenteve të futbollit dhe gjithnjë e më shumë futbollistët e rinj po...

Kryeziu para ndeshjes me Gjilanin: Arbëria nuk ka asgjë për humbur, udhëtojmë vetëm për fitore

Futbollisti i Arbërisë së Dobrajës, Almir Kryeziu e ka komentuar ndeshjen e radhës skuadrës së tij në Superligën e Kosovës. Në kuadër të javës së...

Recent Comments