No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR DE GEA: BRUNO HERNANDEZ NA KA NDRYSHUAR

DE GEA: BRUNO HERNANDEZ NA KA NDRYSHUAR

Portieri i Manchester United, David De Gea, nuk ka asnjë plan për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq” në të ardhmen. Emri i spanjollit është folur për një largim të mundshëm, por ai e ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar aventurën e tij me United.

”Vetëm të jesh pjesë e këtij klubi është e mahnitshme. Imagjinojeni që unë kam 10 vite këtu, është si një ëndërr. Jam shumë i lumtur që kam luajtur për këtë klub dhe dua ta bëj dhe për shumë vite të tjera”, deklaron De Gea për “Daily Mail”, kur pyetet për një largim të mundshëm nga United.

”Mendoj se i gjithë ekipi është përmirësuar. Ishim në një nga momentet më të mira në momentin që u pezullua kampionati. Kemi pasur shumë dëmtime. Në muajt e fundit kemi pësuar më pak dhe ardhja e Brunos Fernandes na ka ndihmuar shumë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ne jemi me fat që e kemi”, deklaron portieri spanjoll.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments