No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR HEROLIND SHALA: LUFTËN E UÇK-SË S'MUND TA NJËLLOSË ASKUSH

HEROLIND SHALA: LUFTËN E UÇK-SË S’MUND TA NJËLLOSË ASKUSH

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta e saj, pasditen e djeshme ka qenë temë shumë e diskutueshme.

Deklaratat e këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Deklarata e Gashit kundër UÇK-së, dhënë në T7, kanë bërë bujë edhe në mediet serbe. Kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar kundër tij në Kosovë.

Së fundi një reagim e ka bërë edhe ylli i kombëtares së Kosovës në futboll, Herolind Shala.

Përmes një storie në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, Shala ka shkruar se UÇK-ja mbetet krenaria e vendit tonë.

“UÇK-në dhe luftën e pastër të saj s’mund ta njollosë askush. UÇK mbetet krenaria e vendit tonë”, ka shkruar Shala.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Gazetari spanjoll zbulon detajin që e çon Messin te PSG

Shumë fjalë rreth Leo Messit. Ylli i Barcelonës del lojtar i lirë më 30 qershor dhe shanset që të qëndrojë në La Liga herë...

Pirlo: Interi vetëm pikë ka më shumë se Juventusi! Spezia? Ishim të lodhur

Juventusi fitoi dje kundër Spezia me rezultatin 3-0 dhe në pamje të parë mund të duket një fitore e lehtë, por nuk...

Flet Aro Muriq: Nuk jam ndjerë mirë për 11 golat e pësuar, është mirë të mësoj disa gjëra

Pas një kohe me skuadra që nuk i ofronin minutazh të rregullt, Arijanet Muriq e ka gjetur veten te skuadra elitare holandeze, Willem II. Portieri...

Ahmeti flet për përballjen e nxehtë me Prishtinën: Edhe një pikë nuk është keq!

Stinori pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll po duket shumë më i nxehtë sesa është parashikuar. Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë...

Recent Comments