No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA COUTINHO MUND TË MBETET TE BARÇA

COUTINHO MUND TË MBETET TE BARÇA

Philippe Coutinho mund të qëndrojë te Barcelona, gjithmonë nëse pyetet trajneri Quique Setien. Ky i fundit ka vlerësuar brazilianin dhe ka një plan për të. “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe me të vërtetë më pëlqen”, ka deklaruar tekniku për RAC1.

“Marca” ndërkohë raporton se Setien po mendon ta përdorë në mesfushë Coutinho, për shkak të cilësive të tij organizuese. Ai mund të luajë si qendër e djathtë, ose e majtë, në treshen e mesfushës, së bashku me De Jong dhe Arthur Melo. Kjo nga ana tjetër do u kushtonte katalanasve.

Në marrëveshjen e bërë me Liverpool, në momentin që Coutinho arrin shifrën e 100 ndeshjeve me Barcelonën, atëherë “The Reds” përfitojnë edhe 20 milion euro të tjera. Drejtuesit e klubit spanjoll duhet të mendohen mirë se çfarë do të bëjnë me Coutinho, të cilin e duan në Premier League dhe Chelsea është klubi më i lakuar. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments