No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ZVICRA NË PANIK: KOSOVA PO NA E MERR XHEVAHIRIN E BASELIT

ZVICRA NË PANIK: KOSOVA PO NA E MERR XHEVAHIRIN E BASELIT

Futbolli evropian dhe ai botëror pritet me shumë gjasë që në fundin e muajit maj të starton me ndeshjet kampionale të cilat ishin pezulluar më shumë se një muaj më parë, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Gjatë kësaj kohe, Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka qëndruar duarkryç pasi ka filluar bisedimet me futbollistin e talentuar të Baselit, Orges Bunjaku bën të ditur gazeta zvicerane ‘Blick’, përcjellë Gazeta OLLE.

Bunjaku deri më tani ka luajtur katër ndeshje për ekipin e parë të Baselit dhe është vetëm 18 vjeçar, ndërsa kontrata e tij me Baselin i skadon në dimrin e vitit 2022.

Sipas kësaj gazete, FFK po synon ta nxit mesfushorin me një kualifikim të mundshëm në ‘Euro2021’, që Kosova ende shpreson pasi gjendet në fazën finale të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e njeh mirë talentin nga koha sa ishte skaut i skuadrës zvicerane Basel, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe menaxheri i Kosovës, Bajram Shala.

“Unë nuk do të nxitoj për asgjë. Ndihëm mirë te Zvicëra U-19, kjo është arsyeja pse unë nuk do të marr një vendim kaq të madh në këto rrethana. Para së gjithash, unë dua të vazhdoj të zhvillohem te skuadra ime Basel”, ka thënë Bunjaku.

Pjesë e Basel janë edhe disa futbollistë shqiptarë, ndërsa së fundi kjo skuadër nuk pranoi të blen kartonin e Edon Zhegrovës i cili ishte i huazuar te Baseli nga skuadra belge, Gent.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments