No menu items!
Ballina SUPERLIGA TOVËRLANI: PA MARRË SINJAL NGA FFK NUK MUND T'I NISIM STËRVITJET

TOVËRLANI: PA MARRË SINJAL NGA FFK NUK MUND T’I NISIM STËRVITJET

20 korriku do të jetë data kur kampionati i Kosovës në futboll duhet të përfundojë. Kjo datë vlen edhe për të gjitha kampionatet evropiane, vendim ky që ka ardhur dje pas mbledhjes së UEFA-s me 55 federatat anëtare të saj.

Nga ky vendim situata në klubet kosovare ka filluar të vështirësohet, pasi ekipeve ju duhet të bëjnë plane te reja por që do të kenë ngarkesa të mëdha.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka thënë se tashmë e dinë kur gara duhet të mbyllet, por ende nuk e kanë një datë kur mund t’i nisin përgatitjet në grup, kjo gjë varet nga Institucioni i Shëndetësisë së Kosovës i cili edhe do të dalë me masat e reja pas 4 majit, kur edhe përfundojnë këto masa të vendosura më herët ku vetëm 1 orë e gjysmë i lejohet çdo qytetari të dalë jashtë, dhe atë në kohë të ndryshme sipas numrin të parafundit përsonal.

“Deri sa nuk marrim sinjalin nga FFK-ja apo institucionet shtetërore të shëndetësisë nuk mund të themi asgjë sa i përket datës së nisjes së përgatitjeve”, ka thënë Tovërlani për “Zërin” duke shtuar se duhet pasur parasysh se ekipeve para fillimit të kampionatit u duhen së paku 3 javë përgatitje, ndryshe mund të rrezikohet shëndeti i tyre nëse nisin menjëherë me gara.

“Të gjithë duhet ta dinë që së paku na duhen tri javë për t’i filluar ndeshjet, pra ky është minimumi duke menduar në shëndetin e futbollisteve. Sipas meje nga fillimi i javës së ardhshme të fillohet puna në grupe dhe sipas situatës së virusit të reagojmë edhe ne. Nëse fillohet në fund të majit mund të përfundojmë edicionin dhe ndeshjet për Kupë”, ka përfunduar Afrim Tovërlani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments