No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A CASSANO KËSHILLON INTERIN: SHISNI LAUTARON!

CASSANO KËSHILLON INTERIN: SHISNI LAUTARON!

Në një bisedë live me prezantuesin e emisionit “Tiki Taka” Pierluigi Pardo, ish sulmuesi italian Antonio Cassano ka provuar t’i japë disa këshilla merkatoje Marottës dhe Ausilios, veçanërisht për repartin që ai njeh më mirë, sulmin.

Cassano ka këshilluar drejtuesit zikaltër që të shesin Lautaron këtë sezon, për të përmirësuar ndjeshëm financat, ndërsa me paratë që pritet të vijnë nga shitja e Icardit, të investojnë te sulmuesi francez i Arsenalit, Aleksander Lacazette.

“Lautaro është një sulmues shumë i fortë, por kur mendon se Interi pagoi 20 milionë euro për të dhe tani mund ta shesë për më tepër se 100, them se duhet pranuar shitja. Për të kompletuar sulmin mund të merret Cavani me parametra zero nga PSG, pasi është një sulmues që di të dalë edhe jashtë zone dhe jam i bindur që do të përshtatet mjaft mirë me Lukakun. Gjithashtu, me paratë e arkëtuara nga shitja e Icardit, mund të investohet te një sulmues si Aleksander Lacazette, futbollist shumë i fortë”, deklaroi Cassano.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Ademi takohet me zv/presidentin e ri të DFB-së, në qershor nis realizimi i projekteve të përbashkëta

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit...

Recent Comments