No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR CEFERIN: JEMI GATI PËR TA RIFILLUAR FUTBOLLIN

CEFERIN: JEMI GATI PËR TA RIFILLUAR FUTBOLLIN

Koronavirusi nuk po zhduket, por bota e futbollit nuk i ka humbur shpresat për t’u rinisur. Presidenti i UEFA-s nuk e imagjinon dot një pezullim përfundimtar të këtij sezoni. Aleksander Ceferin pret lejen nga autoritetet për t’u rinisur, madje edhe pa tifozë, opsion të cilin e pranon për Corriere della Sera.

Prioriteti kryesor është shëndeti i tifozëve, lojtarëve dhe drejtuesve. Unë jam një natyrë optimiste, besoj se ka mundësi të rinisemi dhe t’i mbyllim kampionatet e kompeticionet evropiane. Pezullimi i këtij sezoni do të kishte një impakt të tmerrshëm për klubet dhe ligat përkatëse.

Ne mund të përfundojmë sezonin, por duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve dhe të presim leje për t’u rikthyer në fushë. Tifozët? Mund të na duhet ta bëjmë pa praninë e tifozëve, por rëndësi ka të zhvillohen ndeshjet. Është më mirë të luajmë pa spektatorë sesa të mos e bëjmë fare.

Rifillimi i futbollit mund t’u sjellë njerëzve lumturi, gëzim dhe një sens normaliteti në këto kohë të vështira, kanë shumë nevojë për diçka të tillë. Nuk ka asnjë afat për finalet e kupave evropiane. Gjithçka varet se kur do fillojmë të luajmë përsëri”, përfundon Ceferin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Më 4 e 5 mars turneu “Adem Jashari”

Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i...

Krerët e FFK-së u pritën nga kreu i komunës së Ferizajt

Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti dhe kryetari i LRF të Ferizajt, Afrim Haliti,...

Berat Rexha, zëri kumbues i Dardanëve në çdo stadium

Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh fjalë e të shkruash kur e humb një person me të cilin të lidhin kujtimet...

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Recent Comments