Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Muriqi, është jashtëzakonisht i kënaqur me punën që po bëhet në FFK.
Kështu të paktën lë për të kuptuar një mesazh dërguar në rrjetin social Facebook, shkruan Olle.
Ylli i Prishtinës, pjesë e gjeneratës së artë, duke komentuar në një shkrim të gazetarit të Bota Sot, Kemajl Goca për historikun e kreut aktual të federatës, Agim Ademi, ndër të tjera shkroi se dikujt po i pengon puna e mirë të cilën po e bën Ademi.
“Kemo e drejta dikë e pengon, por ajo që e keni cek në shkrimin tuaj është realitet. Të lumtë, respekt për punën e palodhshme të z. Agim Ademi”, shkroi Muriqi.