No menu items!
Ballina SPORTE TJERA KOSOVA E SHQIPËRIA ME LIGË TË PËRBASHKËT NË BASKETBOLL

KOSOVA E SHQIPËRIA ME LIGË TË PËRBASHKËT NË BASKETBOLL

Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është ajo që kërkohej prej kohësh, por nëse ka një gjë të sigurtë, është se nga politika nuk ka shpresa për të ardhur. Shumë ndryshe paraqitet gjendja nga ana e sportit, që vazhdon të shërbej si vendi ku bëhen bashkë shqiptarët.

Futbolli ishte i pari që hodhi idenë krijimin e një Kupe të përbashkët, por duke parë situatën e fundit të Koronavirusit dhe ndryshimin e kalendarit të ndeshjeve, mund të ketë edhe një shtyrje të planifikimit. Mbetemi sërish te sporti dhe këtë herë është basketbolli që do të jetë i përbashkët.

Me shumë mundësi do të kemi një kampionat të përbashkët, me skuadra që vijnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Këtë e ka deklaruar vetë presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, në një intervistë për “TvT”, ku mes të tjerash shpreh edhe projektin e ri.

Aty thuhet qartësisht se po punohet dhe po merret leja nga FIBA për të lejuar këtë organizim, që do të shërbejë për të unfikuar edhe më tepër shqiptarët. Largësia në distancë nuk paraqet problem, pasi siç e thotë edhe vetë Ponari, Prishtina është aq larg sa edhe Gjirokastra. Ndërkohë në këtë drejtim të sportit Kosova është shumë më përpara dhe kjo shkrirje do të forcojë edhe më tepër nivelin e produktit tonë.

“Po në fakt ne e kemi menduar edhe më para një organizim të tillë, por futbolli shkoi pak më shpejt se ne me procedurat duke e formalizuar. E kemi në plan për të pasur një kampionat të përbashkët me Kosovën dhe duhet të marrim lejen në FIBA. Ka edhe shtete të tjera që e kanë bërë këtë si Lituania, Letonia. Ne po synojmë një kampionat të madh e të përbashkët me sistemin vajtje-ardhje. Se po të marrim largësinë, Prishtina është vetëm tre orë larg, si të shkosh në Gjirokastër. Kosova është dakort me këtë propozim dhe po vazhdojmë me negociatat”, u shpreh Ponari, transmeton Sport Ekspres.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments