Sikurse edhe klubet tjera ashtu edhe Trepça ’89 po punon me lojtarët e vet me rekomandime.
Të gjithë futbollistët po marrim këshillat dhe mënyrat e stërvitjeve gjatë karantinimit të tyre, dhe sipas mundësive që lojtarët i kanë, po i kryjnë stërvitjet çdo ditë, ashtu siç e marrim programin nga trajneri Shpëtim Idrizi, shkruan Korneri.
Pikërisht timonieri i mitrovicasve foli për redaksinë tonë, si janë lojtarët, forma e tyre pas kësaj pazue të gjatë, dhe gjasave të Trepçës ’89 në Superligë pasi ajo të rifillojë.
“Sa i perket stervitjeve, jemi në kontakt me lojtarët dhe normal që janë duke e zbatu planin dhe programin që u japim për çdo ditë. Është normale që nuk janë në formën optimale siç kanë qenë gjatë fazës së kampionatit, por shpresoi që shumë shpejt do të kthehemi në fushat e blerta”, tha Idrizi i cili mendon dhe është i sigurtë se kampionati do të rifillojë.
“Ne si klub jemi të gatshëm pavaresisht se kur fillon kampionati. Mendoj që shumë shpejt protagonistët do të jenë përsëri në skenë dhe ta perfundojmë këtë maraton të kampionatit” deklaroi trajneri i Trepçës ’89 i cili tha se janë në dispozicione dhe 33 pikë apoe dhe 11 ndeshje deri në fund, dhe nuk e sheh Trepçën ’89 jashtë elitës në asnjë mënyrë.