No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DE BIASI LAVDËRON KOSOVËN

DE BIASI LAVDËRON KOSOVËN

Gianni De Biasi do të mbetet gjatë në vëmendjen e tifozëve në mbarë trojet shqiptare.

Trajneri italian u bë i pari që e dërgoi Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, raporton Zëri.info.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai është rrëfyer për jetën në karantinë nga Italia.

Ai në mes të tjerash ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, si dhe për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.

“Kënaqësi e madhe ka qenë, por kënaqësi ka qenë edhe ngritja e Modenas nga Serie C në Serie A si dhe suksesi me Torinon”, ka thënë De Biasi në Klan Kosova.

“Kosova ka pasur fatin të ofrojë disa futbollistë të talentuar. Të kesh në mbrojtje një Amir Rrahmani është një siguri. Kjo e bën Kosovën një skuadër të mirë”

“Kosova ka bërë paraqitje të mira në Ligën e Kombeve dhe tani është një skuadër që ka mundësi të kualifikohet në ‘Euro 2020”, ka thënë De Biasi në Klan Kosova.

“Këtë ua uroj atyre. Është një skuadër që nuk ka presion dhe ka cilësi të madhe në fazën ofanzive, por edhe bankë të fortë rezervë”, tregoi trajneri italian.

“Kosova ndaj Maqedonisë së Veriut i ka të gjitha gjasat. Ndeshja është 50 – 50, unë si tifoz jam me Kosovën, pasi kam shumë miq aty”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Telashe të mëdha për Boateng; po hetohet se dhunoi ish-të dashurën, e cila u vetëvra më pas

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë...

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Recent Comments