No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RASHKAJ FLET NGA FINLANDA

RASHKAJ FLET NGA FINLANDA

Bota po e vazhdon luftën përballë virusit Covid-19 i cili nuk e ka ndërmend të dorëzohet për momentin. Gjithçka është pezulluar derisa edhe aktivitetet sportive janë anuluar.

Me këtë situatë po përballën edhe yjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll të cilëve po u mungon shumë fanella e Kosovës.

Anel Rashkaj në një bisedë për Zëri ka rrëfyer momentet që po i kalon në Finlandë ku këtë edicion nënshkroi kontratë me Sjk Seinajoki derisa ka treguar edhe për mallin që ka për fanellën e Kosovës.Image

“Jemi duke kaluar mirë këtu në Finlandë. Në këtë qytetin ku jemi nuk kemi pasur problem shumë me virusin por sigurisht edhe këtu po merren masa që me parandaluar”, ka thënë Rashkaj i cili tashmë ka nisur përgatitjet me ekipin por me kufizime.

“Për momentin jemi duket stërvitur me ekipin me grupe-grupe me 5 lojtarë në një grup sipas rekomandimeve të shtetit”, tha mesfushori 30 vjeçar nga Prizreni, duke folur më pas për mungesën që po ndjenë për ekipin e Kosovës.

“Sigurisht që na ka marrë malli shumë të bashkohemi në fushë me ekipin e Kosovës, por tash për momentin primare është shëndeti i të gjithëve e pastaj shpresojmë t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt”, ka përfunduar Anel Rashkaj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments