Tottenahmi pritet të bëjë ofertë zyrtare në drejtim të Fenerbahces për Vedat Muriqin.
Gazeta turke ‘Fanatik’ ka shkruar se klubi anglez po bën gati ofertën prej 22 milionë funte për sulmuesin kosovar, shkruan Olle.
Tottenham është në kërkim të një sulmuesi pasi me gjasë gjatë verës sulmuesi më i mirë i tyre Harry Kane do të largohet nga londinezët.
Mourinho e pëlqen sulmuesin e Kosovës dhe dëshiron që prizrenasin ta ketë në skuadër për sezonin tjetër.
Fenerbahce ka bërë të ditur se nuk do të marr parasysh oferta nën 25 milionë euro për Muriqin.