No menu items!
Ballina SUPERLIGA VETËM 5 KLUBE TË SUPERLIGËS ME BUXHET VJETOR

VETËM 5 KLUBE TË SUPERLIGËS ME BUXHET VJETOR

Përhapja e koronavirusit në Kosovë pezulloi futbollin dhe të gjitha aktivitetet tjera sportive.

Covid-19 ka shkaktuar krizë financiare thuajse të secili klub futbolli në vendin tonë.

Gazeta inFokus ditë më parë kishte raportuar se vetëm Drita i ka paguar më kohë dhe pagë të plotë futbollistët, ndërsa disa klubet kanë përgjysmuar rrogat, kurse disa të tjera pritet ti kryejnë obligimet ndaj lojtarëve me 15 prill (sot). Janë edhe dy klube që nuk kanë paguar asnjë cent që disa muaj për futbollistët e vet, Ferizaj dhe Vushtrria.

Pas krizës së krijuar FFK-ja ka vendosur që nga mjetet vetanake, përmes ndihmës emergjente, të ndihmojë me nga 350 euro, 35 anëtarë të secilit klub të Superligës (lojtarë, trajner dhe zyrtarë të klubit).

Këtë ndihmë financiare të FFK-së shumica e klubeve e përshëndeten, por si zakonisht pati edhe të atilla që nuk iu pëlqeu dhe e kundërshtuan.

Duke parë krizën financiare që ka kapluar të gjitha klubet në Evropë e Botë, Gazeta inFokus ka kontaktuar me drejtuesit e të gjitha skuadrave në Kosovë për të mësuar gjendjen e tyre financiare dhe për të kuptuar se a kanë buxhet të planifikuar vjetor, apo kanë buxhet mujor dhe varen nga të ardhurat mujore që sigurojnë nga bizneset.

Klubi i Ballkanit, Dritës, Gjilanit, Prishtinës dhe Feronikelit janë skuadrat e vetme në Superligë që kanë planifikim buxhetor 1 vjeçar, ndërsa, Llapi, Drenica, Flamurtari, Trepça ’89, Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini kanë buxhete mujore dhe varen nga të ardhurat mujore që sigurojnë kompanitë që i sponsorizojnë.

Më poshtë, janë deklaratat e personave kompetent të klubeve.

Arsim Kabashi – President i Ballkanit

“Para kësaj pandemie globale kemi pasur buxhetin e paraparë për secilin vit të garantuar. Nuk kemi pasur probleme që pothuajse 3 vite, por tani gjerat kanë ndryshuar dhe nëse vazhdon gjatë kjo pandemi mund të kemi probleme edhe ne sikur shumica e klubeve ndoshta edhe botërore. E kam cek edhe në intervista tjera se për 1 apo dy muaj s’do të kemi probleme, por për me gjatë ndoshta mundemi me pas probleme financiaren. I lutemi Zotit të kaloj sa me shpejt kjo kohë krize e ti kthehemi jetës normale”, nënvizoi Kabashi.

Valon Murseli – President i Dritës

“Ne si FC Drita kemi të planifikuar projekt buxhet 4 vjeçar dhe këtë vit behën katër vite të investimeve dhe e mbyllim ciklin e parë katër vjeçar. Sigurisht që në projektimin e buxhetit 4 vjeçar secilin vit planifikohen edhe shpenzimet vjetore, por që secili vit është i lidhur në mënyrë zingjirore. Normalisht që gati 100% e buxhetit financohet nga kompanitë e tona e që njëra pa tjetrën sigurisht që nuk shkon, sepse dihet mire që klubi nuk mund të gjeneroj të hyra për ta mbajtur veten dhe varet nga kompanitë tona”, deklaroi Murseli.

Florim Zuka – President i Gjilanit

“Klubi i Gjilanit ka buxhet vjetor të planifikuar. Nuk kemi problem me paga pasi gjithçka është e planifikuar për këtë sezon”, u shpreh Zuka.

Remzi Ejupi – President i Prishtinës

“Klubi i Prishtinës normalisht që ka buxhet vjetor. Mbi 800 mijë euro në vit kemi shpenzime vetëm për paga, por më të gjitha shpenzimet tjera e prekim 1 milionëshin e shpenzimeve brenda një viti. Duke parë situatën nëpër të cilën po kalojmë shkak i Covid-19 është e kuptueshme që do të përballemi me krizë financiare, por shpresoj që të kaloj sa më shpejtë kjo situatë”, shtoi Ejupi.

Erlind Krasniqi – Zëdhënës për media i klubit të Feronikelit

“Kemi program vjetor financiar, por të ardhurat ndryshojnë, nganjëherë janë mujore, nganjëherë tre mujore. Por buxheti financiar caktohet çdo fillim sezoni sa është limiti”, tregoj Krasniqi, pasi presidenti i klubit, Naser Ramaj nuk pranoi të fliste.

Tahir Batatina – Investitor dhe trajner i Llapit

“Skuadra e Llapit ka buxhet mujor. Llapin e mbajnë vëllezërit Batatina, unë dhe tre vëllezërit e mijë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani e Zvicër. Pra të hyrat i kemi mujore, të gjitha nga bizneset tona”, theksoi Batatina.

Mihane Kodra-Bekteshi – Kryetare e Drenicës

“Klubi i Drenicës ka buxhet mujor, varet nga të ardhurat mujore dhe nuk kemi mundësi që të kemi buxhet vjetor”, tha Kodra-Bekteshi.

Armend Ademi – Drejtor gjeneral i Flamurtarit

“Kemi buxhet mujor. Varemi nga të ardhurat mujore të biznesit të kryetarit të klubit”, deklaroi Ademi.

Abedin Zeka – Kryetar i klubit Trepça ’89

“Kemi buxhet mujor, varemi nga të ardhurat mujore të bizneseve që na sponsorizojnë. Shpesh herë duhet me kuq syrin mi lypë bizneseve mjete për mi kry obligimet ndaj futbollistëve”, u shpreh Zeka.

Arian Imeri – Anëtar i bordit të klubi i Ferizajt

“Kemi buxhet mujor. Klubi varet nga të ardhurat mujore që mund ti sigurojmë”, tha Ymeri.

Klubi i Vushtrrisë nuk i janë përgjigjur thirrjeve të inFokusit, por nga burime të sigurta, por edhe duke parë që futbollistët nuk janë paguar që disa muaj, atëherë edhe Vushtrria len të kuptohet që ka buxhet mujor.

Fabian Veseli – Drejtor Sportiv i klubit të Dukagjinit

“Dukagjini ka buxhet mujor dhe varet nga të ardhurat mujore që i sigurojnë sponsorët”, deklaroi Veseli.

Superliga e Kosovës është ndërprerë me 13 mars dhe nuk dihet se kur mund të rifilloj.

Vazhdimi i kampionatit do të varet nga kohëzgjatja e koronavirusit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments