No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR UEFA DO TË VENDOSË FATIN E EDICIONIT JAVËN E ARDHSHME

UEFA DO TË VENDOSË FATIN E EDICIONIT JAVËN E ARDHSHME

UEFA do të vendosë të ardhmen afatshkurtër të futbollit evropian në një seri takimesh javën e ardhshme.

Organi drejtues evropian i futbollit ka bërë thirrje për takime me 55 federatat e tyre, ligat, klubet dhe zyrtarë të tjerë të martën më 21 prill dhe të mërkurën më 22 prill.

Sipas gazetës Marca, ndër të tjera, për debat do të jenë planet për pjesën tjetër të sezonit 2019/20, transmeton Telegrafi.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka theksuar gjithmonë rëndësinë e shëndetit të publikut, por gjithashtu ka ritheksuar dëshirën e tij që kampionatet vendase të përfundojnë.

UEFA po kërkon të arrijë një marrëveshje me ligat e brendshme të Evropës se si të rindërtohet pjesa tjetër e sezonit të pezulluar.

Pro League e Belgjikës kishte planifikuar të anulojë pjesën tjetër të ndeshjeve të tyre, por ata e kanë pezulluar vendimin e tyre deri pas takimeve me UEFA-n.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments