No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A PRESIDENTI I FIGC NUK HEQ DORË NGA VAZHDIMI I SERIE A

PRESIDENTI I FIGC NUK HEQ DORË NGA VAZHDIMI I SERIE A

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ka përsëritur edhe njëherë që ky sezon futbollistik do të përfundojë, edhe sikurse të duhet që ndeshjet të zhvillohen vetëm në jug të Italisë.  Për “La Repubblica” ai ka theksuar se do të kthehen kur të jenë kushtet e duhura.

“E respektoj shkencën, por nuk mund të heq dorë. Po punojmë si të kthehemi të luajmë, jo kur. Kur Italia të kthehet në jetë dhe të gjithë sektorët të nisin të funksionojnë, atëherë do të rikthehet edhe futbolli. E them njëherë e përgjithmonë: kampionati duhet të përfundojë dhe ka kohë për këtë.

Qeverisa, Liga, FIGC, doktorët, të gjithë do të vendosim së bashku, me përgjegjësi. I gjithë sistemi ynë do të përfitonte nga rikthimi i futbollit. Një kampionat pa ndeshje në veri është një mundësi, por jo vetëm në një qytet. Ne nuk mund të luajmë 10 ndeshje në të njëjtën fushë gjatë një fundjave. Do të na duheshin edhe 20 qendra sportive.

Ndalimi i kampionatit tani do të sillte mosmarrëveshje. Deri më tani i kam disa paralajmërime të klubeve në tavolinë. FIFA ka hapur rrugë. Sezoni i ri nuk do të nisë pa përfunduar aktuali. Nuk kemi një afat kohor për të nisur sërish, por do të shkojmë krah për krah me ligat e tjera europiane. Nëse na lënë të luajmë në fillim të qershorit, ne kemi datat që ta mbyllnim kampionatin deri në fund të muajit korrik”, është shprehur Gravina. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments