No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR LUSHTAKU: PAKO E FFK-SË INFUZION PËR KLUBET

LUSHTAKU: PAKO E FFK-SË INFUZION PËR KLUBET

Pak ditë më parë Federata e Futbollit  Kosovës ka ndarë një pako emergjente për futbollistë, gjyqtarë e delegat të tyre.

Këto mjete financiare të ndara nga FFK, tashmë kanë nisur të ekzekutohen dhe të dalin në xhirollogaritë e të lartë-cekurve.

Këtë pako emergjente, trajneri i njohur drenicas, Tahir Lushtaku e ka quajtur si infuzion mjaft pozitiv për klubet që kishin probleme financiare.

“Mendoj që është shumë pozitive kjo pako emergjente si për staf, futbollistë, refer e delegat nga ana e FFK-së. Është një shumë emergjente prej 350 euro që sa do pak do ju ndihmon në aspektin financiar e ku dihet që disa klube kanë vështirësi financiare dhe për to pritet të jetë një infuzion pozitiv”, tha fillimisht Lushtaku për Olle.

“Natyrisht ka qenë shumë e domosdoshme dhe është diçka e mirë që ka bërë FFK të ju del në ndihmë në këtë kohë pandemie me virus dhe gjendja në çfarë jemi, pasi ky virus ka paralizuar gjithë botën, ku shpresoj që kalon sa më parë dhe t’i kthehemi normalitetit”, shtoi ai.

“Futbolli ka koston e lartë financiare që të funksionon në mënyrë më të mirë të mundshme dhe mendoj që për shumë klube do të jetë shumë e vështirë ndoshta edhe t’i vazhdoj garat por shpresoj që të gjejnë forma dhe mënyra që edhe kampionati i futbollit në Kosovë të vazhdon pas virusit dhe gjithçka të shkoi mirë si për klubet ashtu edhe për futbollistët e në përgjithësi rrjedha e gjithë garave sportive në vend”, përfundoj Lushtaku.

Lushtaku, që nga janari nuk drejton asnjë skuadër pas largimit nga skuadra e Drenicës, skuadër kjo që tashmë drejtohet nga tekniku mitrovicas Gani Sejdiu.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëmDYBALA PËRJETËSISHT JUVENTIN

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments