No menu items!
Ballina SUPERLIGA SHOQATA E FUTBOLLISTËVE REKOMANDON QË TË PRANOHET ULJA E PAGAVE PËR 50%

SHOQATA E FUTBOLLISTËVE REKOMANDON QË TË PRANOHET ULJA E PAGAVE PËR 50%

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të futbollistëve në Kosovë, ka dalë me një kumtesë ku shkruan lidhur me procedurat që futbollistët duhet t’i ndjekin që të jenë përfitues nga pako emërgjente e ndarë nga FFK.

Gjitashtu, në këtë kumtesë bëhet thirrje për gjithë kapitenët e skuadrave kosovare që me mirëbesim t’iu zvoglohen pagat deri në 50%, deri në kalimin e kësaj situate aktuale të krijuar si shkak i koronavirusit.

Më poshtë kumtesa e plotë nga ShMDFK:

Sot, dt.13 prill 2020, në ambientet e FFK-së, Kryetari Agim Ademi priti tre anëtarë të bordit të ShMDFK, Kryetarin Visar Zogiani, Liridon Kukaj dhe Kushtrim Mushica. Ata diskutuan për shqetësimet e ngritura së fundmi nga lojtarët e ligave të futbollit të Kosovës, pranë ShMDFK-së lidhur me përfitimin financiar në kuadër të “Pakos për ndihmë emergjente” të krijuar nga FFK.

ShMDFK ka përgëzuar edhe nga afër iniciativën në fjalë të ndërmarrë nga FFK, dhe është siguruar nga krerët e federatës se kjo pako është e destinuar vetëm për lehtësimin e mirëqenies së atyre që përmbushin kushtet e parapara. Kjo asistencë financiare parashihet që sado pak të zbus situatën e rënduar financiare për klubet dhe lojtarët e ligave të futbollit në mbarë Kosovën. E rëndësishme të qartësohet se kjo ndihmesë financiare nuk ka të bëj fare me rrogat mujore që klubet iu detyrohen lojtarëve.

Për interes të lojtarëve të të dyja gjinive, kjo pako vlen për ata që janë të licensuar si në listat zyrtare pranë FFK-së. Kriteret për aplikim të përfitimit nga ky instrument i sapo krijuar financiar – emergjent, janë të qarta dhe duhet përmbushur në përpikmëri. Prandaj, përmes kësaj shkrese, ne iu bëjmë thirrje lojtarëve të cilët nuk kanë xhirollogari bankare, ta hapin një të tillë dhe mundësisht që ditën e nesërme. *Sugjerim: Të shfrytëzohen lehtësirat procedurale nga banka TEB, bankë në të cilën lojtari e ka të mundshme parashtrimin e kërkesës dhe hapjen e xhirollogarisë vetëm me letërnjoftim personal, dhe fakturë komunale e cila dëshmon adresën e banimit. Ekziston mundësia që me autorizim paraprak të lojtarit përfitues, shuma e përfitimit t’i kalohet një bashkëlojtari që disponon me xhirollogari bankare.

Ftojmë të gjithë kapitenët e të gjitha ligave, që t’i informojnë bashkëlojtarët e tyre të cilët janë të licensuar por që potencialisht mund të jenë lënë jashtë listave të përfitimit në kuadër të pakos të sipërpërmendur, dhe të njëjtit të lajmërohen në shoqatën tonë përmes faqes zyrtare në Facebook me emërtimin “Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ” apo me postë elektronike: shmdfk@gmail.com.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë kapitenëve dhe lojtarëve në klubet e meshkujve dhe femrave nga të gjitha kategoritë e ligave futbollistike të Kosovës, që me mirëbesim të arrijnë marrëveshje me punëdhënësit e tyre për ulje të pagave për periudhën kohore sa zgjatë pandemia virusale e Covid-19. Rekomandimi ynë është që marrëveshja për ulje të përkohshme të rrogës përgjatë periudhës së pandemisë të shkoj maksimalisht në 50% të rrogës mujore, me kusht që pjesa tjetër e pagës të munguar gjatë kësaj periudhe të përmbushet atëherë kur situata të normalizohet dhe pandemia të ketë kaluar.

Sigurojmë anëtarët tanë se shoqata nuk do të lejoj që të cenohet e drejta e futbollistëve në përfitim nga kjo pako apo ndihmesat e tjera financiare shtetërore, për aq kohë sa përfituesi individualisht përmbush kushtet e aplikimit dhe përfitimit. Ne do të monitorojmë nga afër zbatimin e kësaj pakoje me kapacitetet e plota profesionale.

Përfundimisht, shoqata po punon ngushtë me lojtarët dhe institucionet përgjegjëse sportive në vend që sado pak të ndihmohet menaxhimi i kësaj situate. Urojmë që pandemia të kaloj sa më shpejtë, por përpara se t’i kthehemi fushës së blertë dhe normalitetit, të kujdesemi maksimalisht për shëndetin e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ti mbrojmë e mbajmë mantel bardhët sa më pak të impenjuar.

Me nderime,
Bordi i ShMDFK.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Recent Comments