No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA REALI NUK KURSEN, 225 MILIONË EURO PËR DYSHEN HAALAND- MBAPPE

REALI NUK KURSEN, 225 MILIONË EURO PËR DYSHEN HAALAND- MBAPPE

Kjo verë do të sjellë një revolucion të vërtetë në sulmin e Realit të Madridit. Luka Jovic, Mariano Diaz dhe Gareth Bale do të largohet ndërkohë që në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Karim Benzema. Trajneri Zidane i ka kërkuar përforcime presidentit Perez në repartin e avancuar dhe numri 1 i Realit do të tentojë dy goditje të mëdha. Objektivat janë të qartë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, me talentin norvegjez  i cili e ka nisur me marshin e 7-të aventurën e tij te Borussia e Dortmundit dhe që qëndron në krye të dëshirave të Zidane dhe Los Blancos do të tentojnë ta afrojnë që këtë verë ndërsa, ndërsa Mbappe Reali do të tentojë ta afrojë pas 1 viti.

Kosto e të dyve mund të kapë shifrën e 225 milionë eurove. Nëse për Haaland do të paguhet klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh, për Mbappe 150 milionë euro mund të duken pak pasi Paris Saint Germain ka paguar plot 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco para 2 sezonesh por duke parë krizën financiare prej koronavirusit por edhe kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 dhe të cilën 21-vjeçari nuk po e rinovon me PSG, Al-Khelaifi mund të detyrohet ta shesë për një shifër më të ulët duke parë edhe dëshirën e Mbappe për t’u transferuar te Reali i Madridit. Kjo edhe për faktin pasi nëse PSG nuk fiton Championsin dhe Mbappe nuk rinovon deri në verën e 2021-it, parizienët rrezikojnë ta humbasin me zero euro pas 1 viti. Nga ana tjetër Haaland shikohet si zëvendësuesi ideal i Benzema i cili mund të qëndrojë edhe për 1 sezon, deri sa Haaland të fitojë eksperiencën e nevojshme për ta zëvendësuar denjësisht.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments