Tashmë ka kaluar një muaj prejse Qeveria e Kosovës, ka vendosur pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Pezullimi i aktiviteteve përfshin edhe ndalimin e stërvitjeve në grupe, gjë e cila ka bërë që futbollistët ta mbajnë formën e tyre me stërvitje individuale.
Derisa për futbollistët dhe tifozët kjo pauzë po bëhet e neveritshme, megjithatë ajo për diçka i ka anët pozitive. Në fakt, fushat e futbollit në vendin tonë janë rigjeneruar dhe pamjet e tyre tashmë janë të shkëlqyeshme. Fusha në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri dhe ajo në stadiumin “18 Korriku” në Klinë janë këndellur dhe kanë marrë pamje fantastike, andaj shpresojmë që sa më parë të krijohen kushtet që aty të kthehen për lojë edhe futbollistët.
