No menu items!
Ballina Opinione NË VEND TË URIMIT PËR DATËLINDJE

NË VEND TË URIMIT PËR DATËLINDJE

Shkruan: Xhavit KAJTAZI

Gani Kosumi, dy shekuj punë…

1.
Sot, më 12 prill, kolegu dhe miku im Gani Kosumi, kremton datëlindjen e tij të 65-të. Dhe, shih çudinë, po sot, përmbushë kushtet e moshës për pensionim!

Ganiu, duhet të gëzohet që me një shëndet shumë të mirë dhe me periudhën 40-vjeçare në gazetarinë sportive po dëshmon se ky profesion i vështirë nuk njeh moshë, pavarësisht që Ligji kryeneq e ka fjalën e fundit…

Një rrëfim, që prej vitesh e kam ndryrë, po e shpalos (të parafrazuar) para kolegëve dhe lëxuesve…

Kryeredaktori i një gazete sportive kishte përmbushur kushtet për të dalë në pension, Në ditën e fundit të punës së tij në këtë gazetë, drejtuesit e të përditshmës sportive i bënë një ofertë për të vazhduar punë si kolumnist. Ata ia caktuan daktilografen, e cila katër herë në muaj ishte në shërbim të tij… Për katër kolumne në muaj ai shpërblehej shumë mirë. Më shumë se rroga e kryeredaktorit!

Drejtuesit e gazetës kishin analizuar mirë ecurinë e tirazhit gjatë kohës kur ai ishte kryeredaktor dhe kur lexuesit me padrim prisnin kolumnet e tij javore. Dhe, pikërisht ky fakt bëri që të vazhdojë bashkëpunimi…

2.
Ka kohë që kisha menduar t’i paraprija me një shkrim një përvjetori të veçantë që po përgatitej ta kremtonte gazetari i sportit Gani Kosumi. Duke qenë prore i bindur se po bëja një punë të zorshme dhe me përgjegjësi për një figurë kaq të rëndësishme të gazetarisë dhe të sportit shqiptar përgjithësisht, kisha dronë se mbase po bëja pak për një personazh të madh…

3.
Fillimet e gazetarisë sportive Gani Kosumi i bëri në gazetën studentore “Bota e re”, ku gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor i rregullt dhe shkruante thjeshtë vetëm për sportin. Madje, vetëm për sportin në Universitet dhe për skuadrat e shumta sportive universitare që bënin gara me sukses që nga elita e ish-ligës së parë qendrore të ish-Jugosllavisë e deri te ligat e Kosovës. Ganiu pa përtesë i kthente në histori të gjitha këto të arritura që nuk ishin pak për atë Kosovë. Duke qenë akademik Esat Stavileci në krye të lëvizjes domethënëse të sportit universitar, asokohe, që nga viti 1979, Lidhja e Kulturës Fizike e Universitetit të Prishtinës në gjiun e vet kishte më se 20 skuadra. Gani Kosumi, ka qenë pjesë e kësaj lëvizjeje, që do të kujtohet si një shembull se si Universiteti edhe përmes sportit lëviz gjërat përpara.

I mishëruar me këtë realitet që po jepte rezultate kulmore Ganiu një kohë ishte edhe sekretar i përgjithshëm i klubit të hendbollit Universiteti, që për një vit veprimtarie kaloi në elitën e Kosovës, me synime që të shpërthente edhe më lart…

Ndërkohë, fati deshi që në vitin 1981 të nis punën e gazetarit të sportit në Radio Prishtinë, ku vazhdoi edhe më tej të afirmojë vlerat e sportit universitar…

4.
Gazetarinë sportive të periudhës së viteve 1991-1999 e kam quajtur, mendoj me të drejtë, gazetari sportive të luftës. Pse? Dihet se pushteti okupues serb në këtë kohë ushtroi dhunë të paparë ndaj shqiptarëve, që, siç dihet, më pas u shndërrua në luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Në këtë periudhë, si rezultat i dhunës, edhe sporti i Kosovës vendosi të zhvillohet i pavarur, dhe për dhjetë vjet rresht bëri një jetë në kushte lufte, që ishte shembull i vetëm në botën sportive. Gani Kosumi në këtë periudhë bëri shumë për sportin e Kosovës. Madje, përmes Radiotelevizionit shqiptar, përditë raportonte lidhur me të gjitha ngjarjet sportive që zhvilloheshin në Kosovë…Njëkohësisht, bashkëpunoi me të gjitha gazetat në Kosovë dhe Shqipëri për të pasqyruar në vazhdimësi realitetin në sportin e Kosovës… Prore i kërcënuar, i arrestuar nga forcat policore serbe, por asnjëherë i gjunjëzuar…

5.
Duke qenë Gani Kosumi reporter i sportit në kushte lufte, nuk la pa regjistruar, qoftë përmes kasetofonit, pamjeve filmike, madje edhe përmes shkrimeve dhe fotografive, që sot janë më mijëra, të gjitha ngjarjet gjithandej Kosovës. Asnjëherë nuk është zmbrapsur; u ka qëndruar të gjitha stuhive – shiut, borës, erës, vapës, dhunës serbe, për ta thënë me guxim njerëzor e profesional fjalën lirë, që në këtë kohë kërkonte guxim dhe përcaktim të palëkundur…“Kam kaluar nëpër ferr, por nuk e di as vetë se si më vinte forca dhe për çudi, sikur më rrëmbente përpara qëllimi që e shihja në horizont – liria e Kosovës dhe e sportit të saj, pavarësia e të dyjave që po e prisnim me shekuj”, – rrëfen me pak fjalë një periudhë të gjatë të jetës dhe të punës në rrethana lufte…

(Autori është doajen i gazetarisë sportive)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments