No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE LIVERPOOLI PREFERON RASHICËN

LIVERPOOLI PREFERON RASHICËN

Liverpooli nuk është i gatshëm ta paguajë çmimin e kërkuar nga Borussia Dortmundi për yllin anglez, Jadon Sancho, të cilin e vlerëson si tejet të lartë. Kjo mund t’i hapë rrugë Milot Rashicës t’i bashkohet kampionit evropian.

Gjiganti i Bundesligës Dortmundi i kërkon të paktën 115 milionë euro për përfaqësuesin e Anglisë, i cili kërkohet edhe nga rivali i të kuqve, Manchester United.

Por Liverpooli i Jurgen Klopp nuk është i përgatitur të futet në një luftë ankandi me rivalin e moçëm dhe do të shikojë për alternativa të tjera, sipas Football Insider.

Ndër alternativat e tij është edhe Milot Rashica i Werder Bremen, i cili do t’i kushtonte të kuqve dukshëm më mirë.

Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ku mbeti Alban Muçiqi, dikur i pazëvendësueshëm te Prishtina sot…

Prishtina këtë stinor po kalon formë të jashtëzakonshme, duke i rritur kështu maksimalisht shpresat për titullin e kampionit, shpresa këto që në...

Me tri “shtëpi” brenda një viti, Arbëria pret që të bëhet me stadium të ri nga edicioni i ardhshëm

Arbëria e Dobrajës në edicionin debutues në elitën e futbollit kosovar ka hasur në shumë probleme në aspektin e infrastrukturës.

Caktohen gjyqtarët e javës së 23-të të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Superligën e Kosovës. Këtë...

Hadërgjonaj gati për ndeshjet e marsit

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj po kalon formë të mirë tek skuadra turke Kasimpasa. Ai tashmë është shndërruar në...

Recent Comments