No menu items!
Ballina Opinione KARANTINA DHE PËRSHËNDETJA NGA PROFESIONI

KARANTINA DHE PËRSHËNDETJA NGA PROFESIONI

Shkruan

Gani KOSUMI

Gjendemi në izolim të plotë në karantinë në shtëpi. Dhe shpesh gjërat që ne i parashikojmë nuk dalin si duam ne. Pas plotë 40 vitesh në gazetari më në fund erdhi koha që pikërisht , sot të dielën , më 12 prill 2020 do të kremtoj ditëlindjen e 65-të dhe do të pensionohem nga gazetaria sportive. Kisha planifikuar një koktej me anëtarët e Redaksisë së sportit të RTK-Radio Kosovës me të cilët kaluam më shumë kohë së bashku se me anëtarët e familjes. Situata e krijuar bëri që asnjë kafe mos ta pijmë së bashku. Megjithatë për këto vite unë si drejtues kësaj redaksie falenderoj të gjithë anëtarët për bashkëpunim dhe për kryerjen e detyrave vite me radhë në Radio Kosovë. Sot kjo redaksi realizon 12,5 orë program javor, kurse vetëm të shtunëve dhe të dielave realizohet program 10 orësh. Emisioni “Sportistë gjeneratash” që emetohet çdo javë nga Avni Shabani, por edhe kronikat sportive për çdo ditë pune si dhe emisioni “Sporticus”/Qëndresa Krelani/ në Programin e dytë dhe Minutat sportiv-janë këto të cilat realizohen nga anëtarët e Redaksisë së sportit në Radio Kosovë. Për të gjitha këto u jam mirënjohës kolegëve gazetarë, Milaim Krasniqi, Lulzim Shala, Edmond Thaçi, Fatos Preniqi, Avni Shabani, Qëndresa Krealani si dhe Azem Brovina që tash sa kohë është në pension, por edhe organizatorëve Sebahadin Selmani e Remzi Mustafa, si dhe të gjithë operatorët, teknikët dhe të gjithë stafin tjetër që për këto vite kontribuan në realizimin e programit sportiv në Radio Kosovë.
Natyrisht nuk duhet harruar edhe bashkëpunëtorët si Nehat Nuhiu, Driton Ramadani, Shkëlzen Kryeziu, Sabit Istogu, Fazli Veliu, Faton Canhasi, Fatmir Hajzeri, Denjon Ndrenika dhe të gjithë të tjerët që dhanë kontributin e tyre për informim të drejtë nga shumë ngjarje sportive. Gjatë kësaj periudhe kemi bashkëpunuar ngushtë me kolegët e Redaksisë së sportit të Radiotelevizionit Kosovës, në krye me Blerim Vuniqin, Artan Muhaxhirin, Arben Berishën, Skifter Blakajn dhe të tjerët të gjenderatës më të re, por edhe ata të Radiotelevizionit Shqiptar. Në këtë hallkë bashkëpunimi është shquar padyshim Defrim Methasani, por edhe kolegët më herët Ahmet Shqarri, Pirro Ruvina, Kostaq Kerkeshi dhe së fundi drejtuesja e emisioneve sportive në Radio Tiranë, Erga Kruja si dhe Shpëtim Gjoshi. Gjatë kësaj kohe kam pasur një mbështetje të parezervë nga kolegët Xhavit Kajtazi, Mustafë Statovci, Esad Ejupi, Shaban Sinani, të cilët u gjenden pran meje në kohërat më të vështira.
Natyrisht gjatë këtyreve viteve përkrahjen më të madhe e kam pasur nga familja dhe për këtë u jam mirënjohës në pafundësi.
Kjo ishte vetëm një ndarje zyrtare, por jo ndarje edhe nga sporti. Prore do të jem aty ku do të zhvillohen aktivitetet sportive dhe urojmë që këtë situatë të rëndë të kalojmë sa më parë dhe t’u kthehemi ngjarjeve sportive në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe të shijojmë kënaqësinë që na jep sporti…..

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments