Mesfushori i Kombëtares Kosovës, Herolind Shala, së fundmi në një intervistë për Radio Rilindja në Oslo është shprehur që do të donte ta përfundonte karrierën në Superligën e Kosovës, te klubi i Feronikelit.
Pas kësaj deklarate të Shalës ka reaguar edhe klubi drenicas, i cili përmes një postimi në faqen zyrtare, shkruan:
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që një futbollist si ai vazhdon të jetë me këmbë në tokë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij drenicase”.
“Ai padyshim që është i mirëseardhur në klubin e tij të zemrës dhe i dëshirojmë edhe më shumë suksese e në veçanti shëndet në karrierën e tij”, shkruhet më tej.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që Shala shpreh admirim për klubin e Feronikelit, pasi që dashurinë për ‘Niklin’ ai e ka dëshmuar edhe shumë herë të tjera.