No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR CHALLANDES: IDEALE PËR NE QË NDESHJA ME MAQEDONINË E VERIUT TË LUHET...

CHALLANDES: IDEALE PËR NE QË NDESHJA ME MAQEDONINË E VERIUT TË LUHET NË DHJETOR

Ndeshja e plejofit të Ligës së Kombeve në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shtyrë dy herë shkaku i pandemisë COVID-19.

Është thënë se mund të zhvillohet në një prej muajve të fundvitit – shtator, tetor apo nëntor. Por, për përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, zviceranin Bernard Challandes, ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut do të ishte ideale të zhvillohej në dhjetor.

Challandes, në një intervistë për emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”, ka thënë se ekipi tij do të ishte më i përgatitur për ta zhvilluar ndeshjen në dhjetor. Muajin dhjetor e ka përsëritur disa herë gjatë intervistës.

“Mendoj se mundësia për t’u luajtur, shpresoj të jetë në dhjetor, është situatë e mirë për ne, pasi mund ta përgatisim më mirë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Do të jenë edhe gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe nëntor. Dhe, për ne është një mundësi e mirë për t’u përgatitur, mendoj se mund të jemi më të përgatitur për dhjetor se tani”, ka thënë Challandes.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments