No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BUNJAKI ME PROPOZIM: NËSE KA MUNDËSI KAMPIONATI TË VAZHDOHET PA SHIKUES

BUNJAKI ME PROPOZIM: NËSE KA MUNDËSI KAMPIONATI TË VAZHDOHET PA SHIKUES

Po bëhen gati 1 muaj që kur është zhvilluar një ndeshje në futbollin kosovar dhe krejt kjo shkaku i Koronavirusit që ka prekur edhe vendin tonë.

Kampionati po hynte në fazën më interesante të saj, por që u ndërpre shkaku i pandemisë.

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një rrëfim për Reporterin ka folur rreth situatës së krijuar në futbollin kosovar.

“Është një situatë që e ka përfshirë gjithë globin dhe jo vetëm futbollin. Sigurisht ndikimi do të jetë shumë i madh, por kjo varet edhe nga kohëzgjatja e kësaj pandemie. Një gjë mund të them se shumë gjëra do të ndryshojnë”, ka thënë Bunjaki.

Sa i përket çështjes se kush duhet të shpallet kampion në rast se nuk do të krijohen kushtet për t’u mbyllur ndeshjet e mbetura, Bunjaki dha këtë përgjigje:

“Të shpallesh kampion pa përfunduar garat apo të biesh nga liga nuk mendoj se dikujt i duket mirë. Nëse ka mundësi të vazhdohet kampionati pa shikues. Por, gjithçka do të varet se si do të rrjedhin gjërat në 2 apo 3 muajt në vijim. Nëse s’do të mund të luhen ndeshjet, atëherë të gjitha garat duhet të anulohen. Po sigurisht, do të jetë FIFA dhe UEFA që do të vendosin dhe kjo mendoj se do të lidhet më shumë me atë se çka do të ndodhë në 2 apo 3 muajt e ardhshëm”.

48 vjeçari ka folur edhe për futbollistët, të cilët më shumë duhet të kujdesen për shëndetin se sa për formën fizike, kur jemi në këtë kohë të pandemisë.

“Futbollistët duhet thjesht që të qëndrojnë me familjet e tyre, të respektojnë rregullat e shëndetësore pasi për aktivitete fizike është vështirë të mendohet në këtë kohë. Mendoj se në këtë kohë me rëndësi është që futbolli të mos fillojë më herët se që ne ndjehemi të sigurt”.

Bunjaki më tutje tha se kjo pauzë më shumë do t’i bëjë dëm skuadrave që janë duke luftuar për mbijetesë.

“Mendoj se kjo pauzë do të ndikojë më shumë te ato klube që luftojnë për mbijetesë.

Për fund ish-trajneri i ‘Dardanëve’ tha se këtë betejë me COVID-19 do ta kalojmë pasi jemi një popull qe kemi durim të lartë.

“Kjo është vërtetë një betejë për mbijetesë, por që unë jam shumë i sigurt që ne do ta kalojmë pasi vetëdijësimi dhe durimi ynë është shumë i lartë”, përfundoi ish-selektori i Kosovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments