No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ADEMI: ENDE S'KEMI MARRË FOND NGA QEVERIA

ADEMI: ENDE S’KEMI MARRË FOND NGA QEVERIA

Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej ndeshjes së fundit të zhvilluar në futbollin kosovar, e gjitha kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e gjitha aktiviteteve sportive në vend, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kurse, në këtë situatë në ndihmë klubeve të futbollit iu ka dalë Federata e Futbollit, e cila ka ndarë disa mjete financiare për futbollistë, gjyqtarë dhe delegat, shkruan Olle.

I pari i FFK-së, Agim Ademi, i fituar në emisonin “1 kafe prej shpisë”, ka thënë se mjetet e ndara janë nga buxheti i FFK-së.

“Me dëshirë të madhe i kemi ndihmu sportistët në këtë kohë sidomos nga pjesa ekonimike, edhe pse nuk kemi marrë ende asnjë fond nga Qeveria të cilët i falënderojmë për fondin e dedikuar për sport, poashtu as nga UEFA e FIFA por nga mjetet vetanake që i ka Federata kemi kriju një pako në mënyrë që mos të vonohemi për futbollistët dhe puntorët sportiv”, tha Ademi në këtë emision.

“Ne presim të marrim edhe mjete nga Ministrija por eventaulisht nga UEFA e FIFA. Sigurisht nuk është fond që të mbulojmë shpenzimet e klubeve, por është një ndihmë emergjente pasi Federata nuk i mban klubet por kemi bërë të pamundurën”, përfundoj Ademi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments