No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR SHAQIRI: U RRITA DUKE SFIDUAR MË TË MËDHENJTË

SHAQIRI: U RRITA DUKE SFIDUAR MË TË MËDHENJTË

Xherdan Shaqiri është futbollisti shqiptar më i suksesshëm në botë. Ai ka fituar 2 herë Champions League, 2 herë Botërorin e Klubeve, 3 herë kampionatin në Gjermani me Bayern, dy Kupa Gjermani (DFB Pokal), 1 Superkupë Gjermani, 2 Superkupa Europe, 3 herë kampionatin në Zvicër me Baselin, 2 herë Kupën e Zvicrës dhe 2 herë është shpallur futbollisti zviceran i vitit.

Sulmuesi i “The Reds” ka dhënë një rrëfim interesant për sajtin zyrtar të klubit, duke e nisur me fëmijërinë dhe hapat e para në futboll. 28-vjeçari nga Gjilani tregon ndryshimin e madh që ka ndodhur në 15-20 vitet e fundit, flet me emocione për Ronaldon fenomenin, idhullin e tij të madh, dhe e mbyll me emocionet që përjeton nga tifozët e shumtë kudo që shkon.

FËMIJËRIA – “Jam rritur duke luajtur në parqe dhe fusha të vështira, luaja gjatë gjithë kohës në rrugë. Aty mund të ndodhte çdo gjë, qëllonte të shihje njerëz duke u zënë mes tyre. Ishte e vështirë të luaje në kushte të tilla, teksa unë isha më i vogli aty. Jam sfiduar gjithmonë me lojtarë më të mëdhenj dhe kjo më ka ndihmuar për t’u rritur e përmirësuar. Kam mësuar shumë, si të jesh gati për duele, si të fitosh, si të arrish suksese. Kjo më ka ndihmuar të bëhem më i shkathët, pasi futbolli i rrugës luhet me instinkte”.

STILI – “Unë jam një futbollisti i tillë, më pëlqen të shpik një pasim fantastik nga asgjëja dhe të shënoj gola të bukur. Kjo është një cilësi që e ke mësuar në rrugë. Koha ka ndryshuar, fëmijët e sotëm kanë PlayStatios, iPhones dhe mund t’i luajnë këto lojëra me telefon nga shtëpia. 15-20 vite më parë ishte ndryshe. Jam i lumtur që e kam shijuar atë kohë, kam mësuar shumë. E di se si është të mos kesh një jetë kaq të bukur sa tani”.

IDHULLI – “Ronaldo fenomeni. E pëlqeja shumë stilin e tij, luante një futboll të mrekullueshëm. Ai ka qenë idhulli im i madh. I qetha flokët si Ronaldo në vitin 2002, u shokuan të gjithë në shkollën time. E kam dashur shumë Ronaldon dhe vazhdoj ta dua. Qava shumë kur humbi finalen e Kupës së Botës në vitin 1998, ai ishte heroi im”.

EMOCIONET – “E ndjej respektin që kanë njerëzit për mua në gjithë botën. Ata e dinë çfarë kam arritur, e dinë që kam luajtur me skuadre të mëdha dhe kam fituar tituj, më njohin kudo që shkoj. Më pëlqen shumë, ndonjëherë njerëzit e ekzagjerojnë me respektin e tyre, por mbetet një gjë fantastike”.

TIFOZËT – “Liverpool ka tifozë në çdo vend. Në Zvicër ka shumë, por edhe në Shqipëri e Kosovë, njerëzit janë të çmendur pas kësaj skuadre. Shumë janë tifozë prej vitesh me Liverpool, të tjerë u bënë pas transferimit tim këtu. Në Zvicër gjen edhe tifozë të Stokes, u bënë prej meje sigurisht”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments