No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RASHICËN E MERR GJUMI PA BUNDESLIGË!

RASHICËN E MERR GJUMI PA BUNDESLIGË!

Edhe një fundjavë tjetër pa futboll… Mungesën nuk po e ndjejnë vetëm futbolldashësit, por dhe vetë futbollistët. Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka publikuar një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Në këtë foto, sulmuesi i Werder Bremen shihet në stërvitje, duke kryer streçing, me gojën hapur. E për shaka, mbi foto shkroi: “Kur kupton se nuk ka Bundesliga as pasditen e së shtunës”.

Të menjëhershme ngacmimet nga shokët e skuadrës te Kosova. Mërgim Vojvoda i komentoi: “Dajë, çohu nga gjumi se ndoshta luajmë nesër, nuk i dihet”. Ndërsa Kololli, shkroi: “Uee, ruaju se po të futet ndonjë mizë”, referuar gojës së hapur të Rashicës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments