No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRESIDENTI I GJILANIT: PAKO E FFK-SË E MIRËSEARDHUR

PRESIDENTI I GJILANIT: PAKO E FFK-SË E MIRËSEARDHUR

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka është shprehur i kënaqur me pakon financiare të FFK-së, edhe pse situate financiare e klubit është si gjithmonë. Zuka është një ndër investitorët më mëdhenj në futbollin e Kosovës, pasi për shumë vite e zotëron klubin e Gjilanit, shkruan Insporti.com.

Pandemia Covid19 ka bërë që edhe në Kosovë futbolli të pezullohet për një kohë të pa caktuar deri në një vendim të ardhshëm të FFK-së, gjithmonë në koordinim me shtëpinë e futbollit evropian UEFA.

Zuka për Insportin ka deklaruar se pakoja që ka shfaqur Federata e Futbollit së Kosovës është vetëm për futbollistët dhe stafin, e jo për klubet, megjithatë është i kënaqur pasi sipas tij kaq janë mundësitë. “Situata është e njëjtë si gjithmonë në klubin e Gjilanit. Sa i përket ndihmës së FFK-së,  unë nuk e di se kanë ofruar diçka për klube, aq sa kam mundur të kuptoj, vetëm për futbollistët dhe stafin, e jo peë klub megjithatë kjo pako është e mirë , pasi edhe kaq janë mundësitë”.

FFK ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.

Nga kjo pako do të përfitojnë vetëm klubet e licencuara në FFK. Kjo pako siç është pritur është kundërshtuar nga KF Llapi dhe KF Trepça, të cilat e kanë quajtur të pa pranueshme këtë pako.

SC Gjilani renditet në vendin e tretë me 41 pikë të grumbulluara pas 22 xhiro të zhvilluara. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments