Lionel Messi ka befasuar me deklaratën e tij më të fundit. Ylli argjentinas foli për L’Equipe, aty ku tregoi disa prapaskena të vitit 2008, vit kur Thierry Henry u transferua nga Arsenali te Barcelona.
“Që në ditën e parë kur hyri në dhomat e zhveshjes, kisha frikë ta shihja në sy”, tha fillimisht ylli argjentinas. “Kisha krijuar një imazh të qartë në mendjen time se si do të ishte takimi i parë me Titin dhe papritur, isha në një dhomë me të.
E admiroja Henryn, mënyra si kishte pushtuar Anglinë me futbollin e tij. Henry ishte një talent i një gjeneratë të tërë, mënyra si shënonte golat, si driblonte në fushë. Isha i lumtur që më në fund ishim shokë skuadre së bashku”, tha mes të tjerash Lionel Messi.