Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së premte ka marrë vendim që nga mjetet vetanake t’i ndihmojë të gjitha klubet, duke përfshitë edhe gjyqtarët, delegatët e kontrollorët e referimit, shkruan Gazeta inFokus.
Pas këtij vendimi shumë klube kosovarë kanë falënderuar kryetarin Ademi dhe FFK-në.
Së fundmi një falënderim të veçantë për Federatën e Futbollit të Kosovës e ka bërë edhe klubi i futsallit Albaniku, i cili klub është nga komuna e Leposaviqit.
FC Albaniku është i vetmi klub nga i tërë veriu i Kosovës i regjistruar si klub zyrtar dhe merr pjesë në garat zyrtare në Republikën e Kosovës
Më poshtë keni komunikatën e klubit të futsallit Albaniku.
