No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR GATTUSO: E ADMIROJA BOCA JUNIORS, TRANSFERIMI U BLLOKUA NGA GRUAJA!

GATTUSO: E ADMIROJA BOCA JUNIORS, TRANSFERIMI U BLLOKUA NGA GRUAJA!

Gennaro Gattuso i dha fund aventurën 13-vjeçare me Milanin në vitin 2012. Ishte 34-vjeç dhe u tundua nga ideja për t’u transferuar te Boca Juniors, skuadra më e dashur në Amerikën Latine. Ish-mesfushori i Napolit kishte një debulesë për skuadrën argjentinase dhe do ishte diçka e veçantë të shihnim një “luftëtar” të tillë në mitikun Bombonera.

Kalimi te “Xenezies” nuk ndodhi dhe 42-vjeçari zbulon gjithçka në prononcimin e dhënë për Fox Sports. Në shtëpinë e tij e thotë gruaja fjalën e fundit, ajo i dha “urdhër” ta harronte këtë mundësi, Gattuso kaloi te Sion, luajti një vit në Zvicër dhe i dha fund karrierës si futbollist.

Nuk është sekret fakti që gjithmonë e kam admiruar Boca Juniors. Në vitin 2012 isha shumë pranë transferimit te kjo skuadër, por në shtëpinë time komandon gruaja dhe nuk më la të shkoja në Argjentinë. Fëmijët e mi ishin shumë të vegjël, nuk ishte situata e duhur familjare për një hap të tillë“, deklaron trajneri i Napolit. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 2:1. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Recent Comments