Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë ndarë disa mjete vetanake si ndihmë për klubet, gjyqtarët dhe delegatët e futbollit kosovar.
Ndaj këtyre mjeteve financiare, kanë reaguar shumë klube të cilat kanë falënderuar FFK-në dhe kryetarin Ademi, shkruan Gazeta Olle.
Klubi i radhës që ka falënderuar FFK-në dhe Agim Ademin është ajo e Vllaznisë së Pozheranit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vllaznia gjithashtu ka uruar që kjo situatë aktuale me pandemi të kalon sa më parë.
Më poshtë postimi i tyre:
Për Federatën e Futbollit të Kosovës me në krye me Presidentin Ademi,!
Së pari urojmë që këtë pandemi globale ta kalojmë me sa më pak pasoja,
Në emër të Kryesiës së klubit Vllaznia/Pozheran i shprehim mirnjohje të thellë FFK e në veqanti Presidentit Ademi për angazhimin dhe kontributin që po bën që edhe në këtë kohë emergjente gjen fonde që sado pak ti ndihmoj futbollistët që janë nën kontrata me klubet e futbollit për mbështetje financiare,
Lutemi që sa më shpejt të kalon kjo pandemi dhe ti kthehemi fushave të gjelbërta
Kryesia e KF Vllaznia/ Pozheran