No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Naser Ramaj flet nëse kampionati duhet vazhduar apo anuluar

Naser Ramaj flet nëse kampionati duhet vazhduar apo anuluar

Futbolli në botë por edhe në Kosovë po vazhdon të përballet me një krizë të madhe. Ndalimi i garave por edhe i shumë bizneseve anembanë ka bërë që financat nëpër klubet kosovare të bien maksimalisht, derisa një situatë tjetër që po diskutohet shumë, është nëse kampionati duhet vazhduar në këto kushte apo anuluar ky edicion, shkruan Zëri.info.

Analistët vlerësojnë se garat duhet të vazhdojnë, qoftë edhe më një sistem tjetër garimi përmes play-offit ose edhe përmes ndonjë turneu ndryshe do të ishte padrejtësi të mbyllet në këtë kohë kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’ju luajtur.

Për këtë çështje për Zëri.info ka folur edhe presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj i cili pranon se nuk është në ngjarje çfarë po ndodh në Kosovë pasi është jashtë shtetit dhe e ka të pamundur të kthehet në këtë kohë në Drenas.

Sinqerisht nuk jam shumë në ngjarje rreth Feronikelit. Jam jashtë vendit dhe posa të kalon kjo situatë do të kthehem dhe do të bisedojmë për gjithçka rreth klubit tonë por edhe hapat që do ti marrim në bashkëpunim me klubet tjera”, ka thënë numri një i Feronikelit, Naser Ramaj duke folur më pas nëse gara duhet vazhduar apo anuluar.

Po e përsërisë edhe një herë që nuk jam shumë në rrjedha por mendoj se është federata ajo që do të duhej të vëndosë për kampionatin në vazhdim se çfarë do të ndodh. Ajo që është me rëndësi tash për tash është që të kalojë sa më shpejt kjo situatë dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit”, ka përfunduar Naser Ramaj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments