No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Latifi: Fondi i FFK-së për klubet i tejkalon suazat e ndihmës emergjente

Latifi: Fondi i FFK-së për klubet i tejkalon suazat e ndihmës emergjente

Gazetari i njohur i sportit në Kosovë, Driton Latifi, i cili në saje të karrierës së tij të bujshme paraqitet së fundmi edhe si analist sporti në televizionet tona e ka vlerësuar hapin e ndërmarrë sot nga Federata e Futbollit të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për klubet në kuadër të pakos emergjente nga fondi i shtëpisë së futbollit kosovar. “Me vlerën e ndarë të Federatës së Futbollit prej 12,500€ për një klub të Superligës ky fond më nuk mund të quhet as asistencë e as ndihmë emergjente, kjo i tejkalon suazat e mundësive të një shoqërie ku personeli mjekësor shpërblehet më pak nga shteti se sa kjo Federatë që përkrah futbollistët”, ka shkruar Latifi në profilin e tij.

Në fakt, sot FFK ka ndarë pako emergjente për komunitetin e futbollit ku janë përfshirë të gjitha klubet, gjyqtarët, delegatët dhe kontrollorët e referimit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments