Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mjete emergjente për klubet kosovare.
Skuadrat e Superligës kanë përfituar nga 350 euro, kurse ato të Ligës së Parë nga 200 euro, shkruan Olle.
Fitues të mjeteve financiare janë edhe skuadrat e kategorive të tjera, si dhe gjyqtarët e delegatët e futbollit kosovar.
Ndaj këtyre mjeteve financiare, ka reaguar skuadra e Gjakovës ka falënderuar FFK-në për ndihmat.
Më poshtë postimi i tyre:
Faleminderit Kryetar i nderuar për ndihmën tuaj.
Faleminderit që jeni, se ju sot lumturuat shumë familje Futbollistash, Trajnerësh, Gjygjtarësh dhe këdo që jetën ja ka kushtuar Futbollit që në këto momente të vështira që po kalon Kosova dhe sidomos Futbolli Kosovar kanë nevojë për ndihmën tuaj, e ju vepruat lum ne që të kemi Kryetar z.Agim Ademi.
Të përgjegjshëm, të ndjeshëm, mirëkuptues dhe të sjellshëm.
Jo të gjitha fjalët e gjuhës sonë janë të mjaftueshme për të treguar ndihmën tuaj për njerëzit e futbollit Kosovar.
Shumë njerëz kanë harruar konceptin e “dhembshurisë” dhe ju keni mjaft.
Ndani mirësinë, energjinë e padepërtueshme dhe disponimin e gëzuar.
Dhe një herë faleminderit.
Kryetar: AGIM ADEMI.
Me respekte Kryesia KF.GJAKOVA