No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Juventus-Milan, garë për “kristalin” e Barcelonës

Juventus-Milan, garë për “kristalin” e Barcelonës

Merkatoja e futbollistëve për sezonin 2020/21 pritet të jetë shumë e komplikuar si pasojë e krizës së Koronavirusit. Nuk do të ketë më transferime me shifra stratosferike, ndërsa klubet do të synojnë më shumë huazimet, për të shmangur shpenzimet e larta.

“Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar lëvizjeve të mundshme në merkato, sugjeron transferimin në Itali të sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembélé. Për futbollistin francez kanë shfaqur interes të veçantë Juventusi dhe Milani.

Klubi katalan dëshiron të bëjë ndryshime thelbësore në ekipin e parë, duke afruar futbollistë të rëndësishëm si Lautaro Martinez apo Neymar Junior, dhe duke larguar, nëse do të jetë e mundur, Ivan Rakiticin, Philippe Coutinhon apo Ousmane Dembélénë.

Barcelona, duke parë rendimentin e dobët të francezit, që për shkak të dëmtimeve më shumë ka qëndruar në Infermieri, do të ishte e gatshme të pranonte ofertat serioze për të, por nuk përjashtohet mundësia që ta huazojë, për t’u çliruar të paktën nga paga e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Euro 2020 në sytë e De Biasit: Italia nuk mund të bënte më mirë se kaq

Xhani De Biazi ka qenë i ftuar në një lidhje në “Skype“ me emisionin “Euromania” në “News 24”, ku ka dhënë mendimet...

Spanja – Suedia, formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 21:00 sonte luhet njëra nga ndeshjet më joshëse të Euro 2020, ku ballafaqohen Spanja e  Suedia, ndeshje kjo...

Recent Comments