No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK me pako emergjente për zbutje të krizës nga Coronavirusi

FFK me pako emergjente për zbutje të krizës nga Coronavirusi

Federata e Futbollit e Kosovës që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë është zotuar se do të jetë përkrah klubeve për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë. Qysh në fillim të pandemisë FFK u ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke ua shpërndarë nga një shumë solide,  si dhe i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së. Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.

Në bazë të kësaj pakoje të FFK-së mjetet financiare do të ndahen kësisoj:

-Të gjitha klubet duhet t’i dërgojnë listat e përfituesve (në bazë të listës së licencuar në FFK)

-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.
-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.
-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Gjyqtarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.
-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180  persona do të ndihmohen me nga 50 euro.
-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.

Ndërkohë, FFK do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit por pakoja për to do të shpërndahet pasi Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme.

Ky projekt asistence është bërë nga fondet vetanake të FFK-së, derisa do të realizohet edhe një kredi tek banka jonë partnere. Projekti është bërë në atë mënyrë që si destinacion ta ketë përfituesin e fundit, pra pagesa do të bëhet për secilin person në llogarinë e tij personale.

FFK do të jetë gjithmonë afër komunitetit të futbollit me mundësitë e saja, sidomos në këto momente të vështira si pasojë e Coronavirusit, por duhet kuptuar të gjithë se kjo është vetëm një ndihmë emergjente, e cila do t’ua lehtësojë sadopak të gjithë të përfshirëve në futboll këtë periudhë të pazakontë në të cilën po e kalojmë si vend dhe si shoqëri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments