Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mjete emergjente për klubet kosovare.
Skuadrat e Superligës kanë përfituar nga 350 euro, kurse ato të Ligës së Parë nga 200 euro.
Fitues të mjeteve financiare janë edhe skuadrat e kategorive të tjera, si dhe gjyqtarët e delegatët e futbollit kosovar.
E skuadra e Dukagjinit përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka falënderuar FFK-në dhe kryetarin Ademi për këtë ndihmë.
Më poshtë postimi i KF Dukagjinit në rrjetet sociale:
F A L E N D E R I M!
Kryesia e Klubit të futbollit Dukagjini nga Klina shpreh falenderim të veqantë për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z Agim Ademi dhe institucionit që ai e udhëheq për ndihmen e ofruar klubeve në këtë kohë të vështirë pandemia nëper të cilën po kalon populli i Kosovës e në veqanti komuniteti i sportit.
Çmojmë lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e tij që edhe tash sikur çdo herë tjetër ka qenë pranë lojtarëve dhe klubeve.
Ju jemi mirënjohës!
Përzemërsisht;
Kryesia e KF Dukagjini- Klinë
10 mars 2020.