No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina i pangopur, kërkon miliona nga FFK!

Batatina i pangopur, kërkon miliona nga FFK!

Federata e Futbollit e Kosovës paraqiti sot pakon emergjente financiare si ndihmë për komunitetin e futbollit në periudhën e vështirë në të cilën po kalojnë klubet si pasojë e pandemisë Covid-19. Shtëpia e futbollit të Kosovës ka ndarë diku mbi 100 mijë euro në këtë pako emergjente, duke qenë njëra nga federatat më dorëlira në këtë aspekt dhe duke mos ndarë asnjë klub (FSHF ndau vetëm nga 235 euro për futbollistë dhe jo për klubet që mbështeten nga bashkitë) por për dikë kjo shifër nuk po del të jetë e mjaftueshme.

Në fakt, familja Batatina, e cila udhëheq me KF “Llapi” dhe numri një i kësaj skuadre, Tahir Batatina, i cili ka kohë që është shfaqur si lider i opozitës së FFK-së, nëpërmjet një kumtese kanë shfaqur pangopësinë e tyre, duke u shprehur të pakënaqur me këtë pako, ndonëse futbollistët e këtij klubi kanë përfituar nga 350 euro secili. Krerët e klubit llapjan jo që nuk iu kanë gëzuar këtij lajmi, por kanë shkuar aq larg sa kanë thënë se 350 euro nuk ju mjaftojnë futbollistëve as për qira!

 “Kërkojmë nga të gjitha klubet të jemi njëzëri e të reagojmë sepse kjo shumë e të hollave është e papranueshme për klubet e Superligës, duke e ditur se tash e tri vjet nuk na shpërndahen mjetet e solidaritetit të UEFA-s për klube të Superligës dhe të Ligës së Parë, shuma e të cilave është 2 milionë e 400 mijë euro. Ndërsa kjo shumë e ndarë është sa për sy e faqe, apo më mirë të themi për të na hedhur hi syve. Ky është turpi i radhës i atyre që menaxhojnë në FFK, që tregon më së miri se sa mendojnë ata për të mirën e futbollit”, thuhet në komunikatën e Llapit.

“Nuk po dëshirojmë ndihma nga FFK-ja por vetëm mjetet që na takojnë, kurse mjetet e qeverisë të ndahen për klubet e Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe ligave tjera. Kurse mjetet në vlerë prej 2 milionë e 400 mijë euro duhet t’iu ndahen klubeve të Superligës, jo ndihma të tjera”, thuhet tutje në komunikatë.

Sidoqoftë, ndihma prej 350 euro sigurisht se është e mirëseardhur për secilin futbollistë, sidomos për faktin se disa klube u kanë borxh edhe nga 2-3 paga.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments