No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Akuza të rënda ndaj Bartomeut: E ka vjedhur Barcelonën!

Akuza të rënda ndaj Bartomeut: E ka vjedhur Barcelonën!

Dorëheqja e 6 anëtarëve të bordit drejtues e ka tronditur nga themelet ambientin e Barcelonës. Presidenti Bartomeu po ndihet gjithnjë e më shumë vetëm dhe po mendon që të emërojë anëtarët e rinj, që do të zinin vendet e lëna bosh nga të dorëhequrit, për të shmangur paralizimin e kupolës drejtuese.

Emiili Rousaud, tashmë ish-zëvendëspresident i Barcelonës, ka dhënë një deklaratë tronditëse për “Rac 1” vetëm pak orë pas paraqitjes së dorëheqjes nga ai dhe 5 anëtarë të tjerë.

“Mendoj se dikush ka futur dorën për të grabitur. Të paguash 1 milion euro për një punë që në treg kushton vetëm 100 mijë euro…! Është e qartë dhe e pamohueshme. Cili e ka bërë? Sigurisht dikush nga bordi drejtues. Nuk e di kush ka qenë, por sigurisht mund të kemi dyshimet tona…”’

Akuzat janë shumë të forta dhe serioze, tani duhet pritur reagimi i enturazhit të Bartomeut. Sigurisht që ditët në vijim do të ketë seri të reja të kësaj përplasjeje.

Por nuk është vetëm kjo. Rousaud ka siguruar se janë edhe tre anëtarë të tjerë të bordit drejtues gati për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo shah mat për Bartomeun.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Djaloshi i hekurt nga Prishtina po e synon pushtimin e Europës

Edhe pse një vendi vogël, madje edhe i izoluar nga Europa, Kosova vazhdon të shkëlqej në kontinentin e vjetër kur është në...

Recent Comments