No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Figo: Nuk vjen më si Reali galaktik, në disa stadiume donin të...

Figo: Nuk vjen më si Reali galaktik, në disa stadiume donin të na mbysnin

Real Madrid ka pasur gjithmonë skuadra të forta, por “galaktikët” e viteve të para të mijëvjeçarit të ri mbeten të paharruar. Në skuadrën e Del Bosque luanin emra si Ronaldo, Zinedine Zidane, Luis Figo, Raul, David Beckham, Roberto Carlos, Guti dhe Iker Casillas.

Spektakli ishte i garantuar, njësoj si urrejtja e madhe e kundërshtarëve. Luis Figo mbahet mend për klasin e madh dhe tradhëtinë ndaj Barcelonës. Portugezi, i cili la katalanasit në verën e vitit 2000 dhe kaloi te “Los Blancos, kujton kohët e arta në një bisedë të bërë me miqtë e tij në rrjetet sociale.

Të gjitha vitet që kemi kaluar së bashku kanë qenë të veçanta. Atmosfera ishte e shkëlqyer dhe kishim shumë talente në skuadër. Secili e dinte rolin e tij në fushë dhe pozicionin në klub. Kemi përjetuar momente të bukura. Patëm shansin të shihnim shumë talente, por edhe plot njerëz të bukur.

Nuk vjen më kohë si ajo e skuadrës galaktike. Futbolli është i paparashikueshëm dhe transmeton shumë pasiguri, kjo është arsyeja pse është kaq i bukur. Në disa stadiume donin të na vrisnin, ashtu siç ndodhte në Pamplona (Osasuna)”, përfundon Luis Figo. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Beni Simitçiu: Futsalli kosovar ka të ardhme premtuese

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri i një prej skuadrave më të mëdha të futsallit në Çeki, Sparta, Beni Simitçiu, është intervistuar...

Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampione të Kosovës në futboll pas tetë vjetësh, Zekirija Ramadani, e vlerëson këtë titull si njërin ndër më...

Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe...

Partizani madhështor thyen Teutën në Durrës, Mazrekaj hesht Tiranën

Është mbyllur java e 34-të në Superioren e Shqipërisë. Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Niko Dovana”, aty ku Partizani...

Recent Comments