Dukagjini e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll si mysafir i Istogut dhe e ka bërë një hap para drejt finales.
Klinasit triumfuan me rezultat 2:1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Demush Mavraj” nëpër një mot dhe fushë aspak të përshtatshme për lojë pas të reshurave të borës.
Golin e parë për Dukagjinin dhe të parin në ndeshje e shënoi kapiteni, Altin Merlaku në minutën e 28-të.
Vendasit ia dolën që të barazonin rezultatin në 1:1 me Ragip Mazrekaj, që shënoi në minutën e 75-të. Golin e fitores për Dukagjinin e shënoi Elto Basriu në minutën e 76-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Klinë me 21 prill.