No menu items!
Ballina KRYESORE Dardanët barazojnë me Tulipanët, Simitçiu i kënaqur me paraqitjen

Dardanët barazojnë me Tulipanët, Simitçiu i kënaqur me paraqitjen

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka barazuar pa gola me Kombëtaren e Holandës, në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar sonte në Zeist. Dardanët e futsallit të prirë nga përzgjedhësi i ri, Arben Simitçiu shfaqën një lojë shumë të mirë përballë “Tulipanëve”, të cilët vlerësoheshin favoritë në këtë takim. Gjatë tërë ndeshjes Dardanët luajtën maksimalisht të përqendruar, duke mos lejuar shumë hapësira për kundërshtarin. Loja në përgjithësi ishte e hapur nga të dyja ekipet, të cilat e dëshironin fitoren, por me gjithë rastet e krijuara asnjëra nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit. Madje, në minutat e fundit Kosova pati dy mundësi të arta për të shënuar, por Ramadan Alaj dhe Durim Qorri nuk u treguan të saktë nga penalltitë. Pas ndeshjes përzgjedhësi Simitçiu u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët e tij në këtë ndeshje: “Fillimisht falënderoj djemtë pasi kanë dhënë më shumë se sa maksimumin e tyre në këtë takim. Jam shumë i lumtur me paraqitjen e tyre, sepse me lojën e treguar sonte ata i kanë përmbushur 100 përqind të gjitha detyrat e parashtruara dhe për këtë arsye i falënderoj. Jam i lumtur si me lojën, ashtu edhe me rezultatin. Patëm dy mundësi për të shënuar dhe për ta fituar ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam dy 10 metërsha. Mirëpo, edhe holandezët kishin mundësitë e veta, prandaj mendoj se barazimi është epilog real. E futëm kundërshtarin në presion, për shkak të numrit më të madh të faulleve nga ana e tyre, prandaj edhe mundësitë për fitore i kishim më të mëdha, por sigurisht se nesër në ndeshjen e tjetër do të bëjmë çmos për të fituar”, ka thënë Simitçiu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Tare: Rivaliteti mes Kosovës dhe Shqipërisë i gabuar

Igli Tare ka dhënë një intervistë për emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku ka folur për dy kombëtaret tona.

Trajnerët më të mirë deri më tani në histori të Interit: Conte afër të thyejë rekordin e Trapattonit

Antonio Conte është shumë afër që t’ia arrijë qëllimit të tij që të shpall Interin kampion në Serie A.

ZYRTARE! Perez merr mandatin e gjashtë si president i Real Madridit

Lajmi ishte në ajër prej disa kohësh, por tani është edhe zyrtar: Florentino Perez do të jetë presidenti i Real Madridit për katër vitet...

Recent Comments