No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Shpërthen Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin futbollistët

Shpërthen Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin futbollistët

Pep Guardiola ka shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj UEFA-s dhe FIFA-s, përgjegjëse sipas tij për një kalendar rraskapitës të klubeve, plot angazhime, i cili ndikon shumë në gjendjen dhe performancën e lojtarëve:

“Futbollistët janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë gjithmonë të zemëruar, sepse nuk mund të luajnë çdo ditë, kjo nuk është e mundur. Të garosh në të gjitha garat këtë sezon pa spektatorë është e vështirë. Nëse nuk bën rotacione në formacion nuk mund të garosh në të gjitha garat. Nëse nuk do ta bënim këtë, ne nuk do të ishim në pozicionin aktual”.

Manchester City, dominues në Premier League, është ende në garë për trofe në të gjitha frontet: Champions, “FA Cup” dhe “Carabao Cup”: “Djemtë e mi mund të luanin, sepse kanë një mentalitet të pabesueshëm, por kanë nevojë për pushim. UEFA dhe FIFA i kanë vrarë lojtarët, sepse kjo është vërtet shumë. Ne nuk kemi pasur një pushim të vetëm mesjave që kur kemi filluar sezonin, as edhe një.

Kush mund t’i qëndrojë gjithë kësaj ngarkese, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, për të qenë gati çdo ditë në ndeshje kundër kundërshtarëve, për t’i fituar ato?! Është e pamundur. Kur bëj rotacion dhe fitoj, unë jam një gjeni dhe njerëzit thonë “bravo Pep”. Kur humbasim, njerëzit pyesin “po pse e ndryshoi formacionin?”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments